Categories Lajme

Banoret e Bërxullës: Nëse nuk marrim dëmshpërblim, do t’i vendosim flakën vetes

Banoret e Bërxullës që IKMT-ja i ka lajmëruar se do të iu shembë banesat, kanë kërcënuar se do të vetëflijohen duke u vetëdjegur me benzinë.

Banorët kanë kërkuar që të marrin dëmshpërblim për banesat që do të shemben, pais preken nga ndërtimi i autostradës Thuamanë-Kashar.

Një nga banoret e Bërxullës, ka paraljmëruar se do të vetëdigjet me benzinë nëse nuk dëmshpërblehen.

“Na kanë nxjerrë jashtë. Duam dëmshpërblimin ose banesa. Nuk ikim nga këtu. Kam bërë gati shishen e benzinës do të digjem këtu. Kanë dy muaj që vijnë rreth shtëpisë tonë. Shteti nuk ka marrë asnjë masë. Edhe në komisariat kur kemi shkuar na kanë përzënë.

Jemi 6 familje, 40 persona”, thotë një prej aty.

Ndërsa një tjetër banore deklaron se kërkon strehim dhe se nuk ka ku të shkojnë.

“Në fillim na thanë që do të na shpërblenin pastaj na thanë nuk do të merrni asgjë. Nuk na ka ardhur asnjë njoftim. Erdhi një procesverbal dje që na tha lironi menjëherë shtëpinë. Kërkojmë strehim. Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qiell të hapur. Kemi fëmijë ku do të jetojnë ata? Ata që paguan morën, ne jo”, deklaron një tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME