Categories Lajme

Banorët e Shijakut bllokojn rrugën: Rama nuk e mbajti premtimin / VIDEO

Banorët e Shijakut, Katër Rrugëve dhe Xhafzotaj janë ngritur sot në protestë për infrastrukturën e rënduar të rrugës që lidh qytetin bregdetar të Durrësit me Shijakun.

Protestuesit në shenjë revolte, bllokuan për disa minuta aksin rrugor dhe iu vunë flakën kazanëve të plehrave që ndodheshin pranë vendit ku zhvilluan protestën. Ata kërkuan të merren masa urgjente për rikonstruksionin e kësaj rruge, që është kthyer në makthin e drejtuesve të automjeteve. Ata thonë se, segmenti rrugor që lidh qytetin bregdetar të Durrësit me Shijakun është tejet i amortizuar dhe bërë i pakalueshëm.

Ky aks nacional vetëm pesë kilometra i gjatë po shkon drejt degradimit, pasi prej shumë vitesh në këtë segment nuk investohet.

Rruga Shijak-Durrës përshkohet në të dyja korsitë e saj nga banesa dhe biznese, duke u konsideruar ndër akset me përqendrimin më të madh të zhvillimit ekonomik. Gropa, kanale, devijime, pellgje me ujë shoqërojnë segmentin përgjatë gjithë gjatësisë së tij. Për ketë arsye banorët protestuan sot, duke i kujtuar kryeministrit Rama se nuk e mbajti premtimin që dha pak muaj më parë që konsistonte në përmirësimin e infrastrukturës në këtë aks rrugor.

të fundit janë të shpeshta dhe në raste shiu edhe të padukshme. Sipas tyre, në rrugë krijojnë lëvizje të pa kontrolluara të mjeteve, pasi asnjëri nuk do t’i bie makina në gropë dhe duke bërë këto zig-zage në rrugë rrezikojnë njëri-tjetrin, dalin nga rruga, makinat mund të deformohen, pra janë rrezik i shtuar për jetën e qytetarëve. Teksa tentojnë të evitojnë gropat në rrugë, drejtuesit humbasin kontrollin dhe përplasen me bordura apo makina që janë duke kaluar në krahun tjetër.

Nga “Kodra e Rrashbullit” e deri në afërsi të “Katër Rrugëve”, aksi është totalisht i amortizuar dhe i pakalueshëm. Përveçse emërtimit, asgjë tjetër nuk ngjan më një rrugë nacionale. Ky segment 5-kilometër i gjatë, por mjaft i rëndësishëm është lënë në harresë të plotë. Që prej ndërtimit të autostradës Tiranë-Durrës, rruga Durrës-Shijak duket se është anashkaluar nga autoritetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME