Categories Lajme

Banorët kërkojnë anulimin e HEC në kanionet e Holtës, qeveria i pezullon

Punimet për ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Holtës janë pezulluar përkohësisht.

Ministrat Belinda Balluku dhe Blendi Klosi njoftuan për këtë vendim banorët që kundërshtuan projektin dhe kërkojnë anulimin e tij.

Por gjatë një dëgjese publike ministrja e Infrastrukturës nuk përmendi fjalën anulim.

Balliku tha se punimet do të rinisim vetëm pasi të vërtetohet se nuk do të ketë dëmtim të mjedisit.

Balluku tha se qeveria mbështet investimet por interesat e publikut janë më të rëndësishme.

Sipas banorëve, ngritja e hidrocentralit nuk do të linte më ujë për tokat dhe bagëtinë. Por kompania argumenton se ka zbatuar të gjitha procedurat

Edhe kreu i ministrisë së mjedisit theksoi se Holta është një zonë me përparësi turizmin.

Por deputeti i zonës Taulant Balla, u tregua më i ashpër dhe premtoi se nuk do të lejojë dëmtimin e zonës

Prej disa ditësh ambientalistë dhe qytetarë kanë protestuar dhe kanë kërkuar anulimin e projektit për ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Holtës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME