Categories Lajme

Roamingu mes vendeve të Ballkanit do të zerohet

U mbajt sot në Bruksel raundi i dytë i negociatave për Marrëveshjen e re Rajonale Roaming (RRA2) për Ballkanin Perëndimor (WB6).

Tarifat e bisedave në celular (roaming) mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6- Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës) pritet të reduktohen në korrik 2019 dhe të bëhen zero deri në vitin 2021. Por, që të arrihet kjo duhet që vendet të nënshkruajnë sa më shpejt marrëveshjen rajonale të roaming.

U mbajt sot në Bruksel raundi i dytë i negociatave për Marrëveshjen e re Rajonale Roaming (RRA2) për Ballkanin Perëndimor (WB6), i organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të takimit, Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, theksoi se është në interesin e ekonomive, qytetarëve dhe politikanëve që të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur Marrëveshja Rajonale Roaming që gjithashtu do të reduktojë më tej kostot e roaming në korrik 2019, duke hapur rrugën për ‘Roam Like At Home’ (RLAH) dhe bërjes së kostove të roamingut zero deri në vitin 2021.

“Nëse duam që njerëzit të kuptojnë ndikimin e vërtetë të përpjekjeve tona në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, le të nënshkruajmë këtë marrëveshje në prill. Kjo është logjika e tregut pa kufij të Evropës së vetme që u krijuar më shumë se 50 vjet më parë dhe kjo duhet të jetë një rezultat i prekshëm i RCC. “Roaming si në shtëpi” mundëson ndërlidhje mes njerëzve, mes qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, duke shkuar drejt përfitimeve ai ato të një qytetari të zakonshëm të BE shkruan Monitor.

Bashkimit Europian iu deshën 10 vjet për të futur roaming si në shtëpi, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor duhen përgëzuar për ambicien dhe guximin për të përfunduar këtë proces në pothuajse 2.5 vjet. Marrëveshja e re e gjithë-përfshirëse e WB6 Rajonale jo vetëm që ka një vlerë shumë të rëndësishme simbolike për rajonin, pasi ajo ndjek përafrimin me BE-në, por vlera e saj qëndron edhe në faktin se ajo gjeneron drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm ndikim, përfitime dhe kursime për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Me nënshkrimin e marrëveshjes këtë vit, njerëzit do të qëndrojnë të lidhur kur udhëtojnë pa frikën e rritjes së shpenzimeve të udhëtimit. Është llogaritur se kostoja e roamingut ndonjëherë është më e lartë sesa e vetë pushimeve. ”

Me marrëveshjen e re Roaming Rajonale nuk do të ketë shpenzime shtesë roaming për përdoruesit fundorë të të gjitha ekonomive të Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga korriku 2021 dhe qytetarët do të paguajnë çmime njësoj si të jenë duke folur në vendin e tyre të origjinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME