Categories Lajme

Banorët kthehen në shtëpitë e dëmtuara nga termeti në Tiranë, nuk kanë marrë bonusin

Banorët në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë vijojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga tërmeti. Mungesa e një zgjidhje nga ana e Bashkisë Tiranë i ka detyruar ata të kthehen brenda banesave të dëmtuara ndërsa ka nga ata që ende nuk e kanë marrë bonusin e qirasë.

Një pjesë e tyre deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe institucionet shtetërore, ndaj dhe nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse të kthehen dhe të jetojnë çdo ditë me rrezikun se pallatet e tyre do të shemben. Ata shprehen se nga bashkia nuk e kanë marrë as bonusin e qirasë.

“As pesë lekë nuk kam marrë”

Por edhe ato familje që kanë mundur të regjistrohen për të marrë bonus deklarojnë se nuk e kanë marrë pagesën për muaj janar dhe ngrenë shqetësimin se nuk kanë para për të paguar shtëpitë ku janë zhvendosur për të jetuar me qira.

“Kemi përfituar një bonus qiraje në muajin dhjetor, tani muaji tjetër nuk na ka dalë më”

“Çfarë do të bëj unë me 180 mije lekë”

Ndërsa për disa nga banorët bonusi i qirasë është i pamjaftueshëm pasi qiratë e shtëpive në kryeqytet janë shumë të larta dhe për të papërballueshme.

“Zotëria do lekët, bonusin këta nuk e japin”

Edhe pse frika është e madhe për të jetuar në këto pallate muret e të cilëve janë të çara si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit të 26 nëntorit, banorët shprehen se presin një zgjidhje nga ana e Bashkisë Tiranë./Ora/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME