Categories Lajme

Banorët në Shijak me gomerë e kazanë shkojnë të mbushin ujë: Jemi duke parë qamet

Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Shetel të Njësisë Gjepalaj të Shijakut, ku prej shumë muajsh banorët mbushin ujë nëpër puse me gomerë e kazanë.

“Jam duke parë qamet. Ujë s’ka. Kemi 6-7 muaj pa ujë. S’ka shtet. Thonë që s’kemi pompë. Ujin e marrim te depozita, ka ujë sa të duash por nuk e bien vetë”,-shprehet banori.

Administratori i Njësisë, Astrit Ramilli kapet ngushtë kur gazetari e pyet, se ku e marrin ujin banorët dhe thotë se është kërkuar ndihma e shoqatave bamirëse.

“Njësia administrative ka dërguar një kërkesë Bashkisë për një pompë. Banorët ujë nuk kanë. E marrin te burimet. Kemi folur me disa shoqata”, thotë administratori i njësisë, Astrit Ramili.

Ndërkohë që në Bashkinë Shijak, nënkryetari tha se një pompë e tillë e re kushton rreth 15 milionë Lekë të vjetra dhe po bëhen procedurat e prokurimit.

Nënkryetar i Bashkisë Shijak: Është një shqetësim shumë i drejtë, por është një shqetësim i madh edhe i joni, jo vetëm i banorëve. Sepse neve na është dashur disa herë që të ndërhyjmë për të riparuar pompën, është një pompë që nuk na ka dhënë rezultat sepse ka specifika të veçanta dhe në këto kushte është krijuar rasti që herë pas herë të ketë ndërprerje me furnizimin me ujë.

Sot jemi në kushte të tjera që ne duhet patjetër të vendosim një pompë tjetër me specifika të veçanta që i ka ajo si pompë dhe që këtë e kemi filluar me procedurën e prokurimit për ta realizuar. Sipas afateve ligjore dhe do ta realizojmë që ta kryejmë. Zgjidhja ka qenë e përkohshme sepse herë pas herë kanë marrë ujë.

Por në momentin që ka pasur defekt, janë furnizuar nga burimet dhe nga puset që kanë. Këtu nuk bëhet fjalë për lekë sepse ne kemi qenë të gatshëm që t’u përgjigjemi sa i përket fondit, këtu bëhet fjalë më tepër për specifikimin e pompës. Mund të shkojë 15 milionë Lekë të vjetra./Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME