Categories Lajme

“Banorët tronditen sa herë kujtojnë tërmetin e asaj nate”, Zëri i Amerikës: Në Bubq të Krujës, banorët përpjekje për të dalë nga situata

Midis fshatrave të shumta, që goditi tërmeti i 26 nëntorit, Bubqi i Krujës është një nga më shumë të dëmtuarit. Për fat të mirë, nuk pati viktima në njerëz, por dëmet materiale janë të jashtëzakonshme. Banorët tronditen sa herë që e kujtojnë tërmetin e asaj nate. Sude dhe Sherif Ajazi kujtojnë si dolën atë natë nga shtëpia, duke nxjerrë së pari nipat dhe fëmijët. “Këtë shtëpi e goditi edhe tërmeti i 1979-ës, por nuk e dëmtoi kaq shumë sa sot” – Sherifi, ndërsa futet tek tenda prapa shtëpisë.

Kryqi i Kuq Shqiptar është një nga shoqatat humanitare që ka ndihmuar më shumë në këtë krahinë dhe në gjithë zonat e prekura nga tërmeti. Brenda një muaji janë shpërndarë rreth 1 mijë e 300 pako ushqimore mujore, afro 6 mijë batanije, afro 1 mijë e 500 kite higjienike mujore, dhe 21 mijë kg miell. Kjo është e disahata herë që kamionat e Kryqit të Kuq Shqiptar erdhën në Bubq; fillimisht për të sjellë çadra dhe shtroje, e më pas ushqime për një muaj herë pas here. “Sot po ndajmë ndihma të USAID-it në këtë fshat, ku kemi edhe më parë, me pako ushqimore mujore, batanije, veshje e shtretër. Jemi shpesh të pranishëm këtu për t’u treguar banorëve se nuk janë vetëm” – tha Luljeta Hidi, vullnetare e Kryqit të Kuq Shqiptar, shkruan Voa.

Në zonën e Bubqit afro 270 shtëpi janë dëmtuar ndjeshëm, një pjesë më pak dhe shumë banesa kanë në oborr nga një çadër, ndërsa tërmeti erdhi bashkë me dimrin. Qysh nga dita e parë e tërmetit dhe deri sot Kryqi i Kuq Shqiptar ka ndihmuar me 350 vullnetarë të vet në në Durrës, Tiranë, Krujë, Laç, Lezhë dhe Shijak mbi 6 mijë persona ushqime, veshje dimri, ujë dhe shtroje nëpër qytete dhe 16 fshatra, nëpër spitale dhe qendra emergjence dhe kudo ku ishin, dhe 2 mijë të tjerëve iu dha mbështetje psiko-sociale.

Ndërsa objektivi afatgjatë është që të ndihmohen 4 mijë familje një pjesë me ushqime për një vit dhe dhe në vazhdim me të holla, që të blejnë vet sipas nevojave të tyre”thotë Artur Katuçi, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar. Shqipëria u godit mëngjesin e 26 nëntorit nga një tërmet i fortë, në bregdetin perëndimor, që la pas 51 të vdekur dhe mijëra dëme në objekte me miliona euro, por ende nuk ka një raport të plotë të këtyre dëmeve pas dy javësh dhe mbetet në pritje të një konference ndërkombëtare donatorësh gjatë janarit të ardhshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME