Categories Kuriozitete

Barack Obama fut në shtëpi të dashurin e vajzës, ”vë duart në kokë” kur i rriten 30% shpenzimet

Ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka lejuar që i dashuri i vajzës së tij, Makia, të qendronte me familjen e tyre në fillim të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19. Në një intervistë të dhënë së fundi për Instyle, Obama tha se vajza e tij po dilte me dikë, por nuk e tregoi identitetin e bukuroshit që ka të dashur Malia. Ai zbuloi vetëm se i riu është britanik.

Si çdo baba, edhe Obamës nuk i pëlqente ideja që vajza e tij të kishte një të dashur. Por në fund u dorëzua dhe takoi djalin që i vodhi zemrën vogëlushes së tij, e madje e mbajti dhe në shtëpi. “Ai është britanik. Një djalë i mrekullueshëm. Ishte me vizë dhe kishte zënë një punë këtu. Pra, ne e morëm atë në shtëpi dhe unë nuk doja të më pëlqente, por ai është një fëmijë i mirë.”-tha Obama.

Obama u shpreh se pasja e të dashurit të Malia-s si mysafir i hapi sytë dhe e bëri të kuptojë se sa ushqim konsumojnë të rinjtë çdo ditë. “E vetmja gjë që zbuloni, kjo nuk është një surprizë për ju, sepse keni një djalë dhe të rinjtë hanë.

Është e çuditshme t’i shikosh ata duke konsumuar aq shumë ushqim. Fatura ime e ushqimeve u rrit rreth 30%.”,- tha ish-presidenti me shaka. Sa i takon ditëve që kaluan në izolim, Obama tha se ata bënë aktivitete të ndryshme dhe lojëra zbavitëse, në mënyrë që të kalonin sa më shumë kohë të vlefshme në praninë e njëri tjetrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME