Gjatë debutimit me Barcelonën, Marc Guiu iu deshën vetëm 23 sekonda për të bërë histori për fanellën baugrana pasi shënoi në debutimin e tij në fitoren 1-0 të ekipit kundër Athletic Bilbao.
Guiu u fut në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë dhe krijoi një rast të menjëhershëm, duke marrë një pasë nga João Félix përpara se të gjuante pas Unai Simón.
Në moshën 17 vjeç e 291 ditë, kjo e bëri Guiu lojtarin më të ri që ka shënuar në debutimin e Barcelonës.
“Nuk mund të marr frymë. Thjesht po shijoj momentin, jam ende duke fluturuar”, tha Guiu pas ndeshjes. Sulmuesi ka qenë me Barcelonën për 10 vjet duke u ngjitur në radhët e La Masia-s, akademia e famshme e klubit dhe ka shënuar pesë gola në pesë ndeshje për ekipin U-19 këtë sezon. Gjashtëmbëdhjetë vjeçari Lamine Yamal ka lënë gjithashtu një përshtypje të madhe këtë vit, duke u bërë lojtari më i ri që u shfaq në një ndeshje konkurruese për Barcelonën në prill dhe duke shënuar golin e tij të parë në ligë në fillim të këtij muaji. Pas kësaj fitore Barcelona mbetet në distancë me kryesimin e La Ligës, një pikë prapa Real Madridit dhe Gironas pas 10 ndeshjesh në kampionatin spanjoll. Ndeshja e rradhës është përballë ekipit ukrainas Shakhtar Donetsk në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të mërkurën.
