Categories Sport

Barcelona, e gjymtuar nga lëndimet dhe kartoni i kuq, fiton kundër Getafes

Barcelona arriti të sigurojë fitore me rezultat 2:0 kundër Getafes, përkundër që i munguan tre lojtarë të rëndësishëm shkaku i lëndimeve – Lionel Messi, Ousmane Dembele dhe Ansumanne Fati – dhe minutat e fundit të ndeshjes i luajti me dhjetë lojtarë në fushë. Orët para fillimit të ndeshjes kundër Getafes nuk kishin sjellë lajme të mira për tifozët e Barcelonës. Trajneri Ernesto Valverde lajmëroi në një konferencë për shtyp se nuk e di për sa gjatë do të mungojë Lionel Messi, më vonë u bë e ditur se Ansumanne Fati ka pësuar lëndim e vetëm pak para fillimit të ndeshjes u bë i ditur edhe lëndimi i Ousmane Dembeles.

Megjithatë, përkundër këtyre mungesave të mëdha, katalonasit arritën ta dominojnë ndeshjen kundër Getafes, duke e mbajtur 62 për qind të posedimit të topit dhe duke qëlluar brenda kuadratit të portës gjashtë herë, në krahasim me vetëm një herë të Getafes. Goditjen e parë vendasve ua dha Luis Suarezi, me golin e tij të shënuar në minutën e 41-të të ndeshjes, i cili u asistua nga portieri Marc-Andre ter Stegen.

Pjesa e dytë ashtu siç kishte përfunduar e para për katalonasit, të cilët arritën ta dyfishojnë epërsinë në minutën e 49-të, përmes Junior Firpes. Barcelona luajti me dhjetë lojtarë në fushë që na minuta e 82-të, kur Clement Lenglet u ndëshkua me kartonin e dytë të ndeshjes, rrjedhimisht të kuq, për shkak të një ndërhyrjeje.

Me këtë fitore, Barcelona ngrihet në pozitën e dytë në tabelën e La Ligës, të paktën për momentin, me 13 pikë të grumbulluara nga shtatë ndeshjet e para (katër fitore, një barazim dhe dy humbje). Valverde do të shpresojë se skuadra e tij do ta arrijë një rezultat pozitiv edhe në mesjavën e ardhshme, kur Barcelona do të përballet me Interin në kuadër të Grupit F të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME