Categories Kulture

Berat, “Accessible Tourism”, projekti më i ri për zhvillimin e turizmit

Bashkia e Beratit do të fillojë së shpejti zbatimin e projektit “Accessible Tourism”.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së beratit, Ervin Demo, i cili theksoi se “projekti parashikon ndërhyrje pilot në “Lagjen Kala”, me përshtatje të parkimit e të sinjalistikës së nevojshme dhe mbi të gjitha me investime të tjera në infrastrukturë për krijimin e faciliteteve, për personat e moshuar dhe ata me aftësi ndryshe”.

Demo u shpreh se “gjithashtu parashikohen studime, informacion i detajuar nëpërmjet aplikacioneve dhe web-it, ndërhyrje në zyrën e informacionit turistik për të bërë të mundur që të vizitohet nga të gjithë, etj”.

Ndërkohë, vijoi ai, së shpejti fillon edhe zbatimi i projektit “Rikonstruksion dhe zgjerim i rrugës “Shën Ilias”.

Ky projekti fillon nga rruga kryesore e qytetit duke vazhduar drejt Kalasë.

“E nisim në Kala, si pika më e fortë turistike, por ne po punojmë fort që projektet t’i shtrijmë në të gjithë qytetin! Së shpejti me super projektet e radhës”, tha Demo.

Pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Berati vazhdon të jetë destinacioni i preferuar i shumë vizitorëve nga vendi dhe bota. Një interes të madh turistët kanë treguar për kalanë, Muzeun Ikonografik Onufri, Muzeun Etnografik, si dhe lagjet e vjetra e të qytetit: Mangalem e Goricë, si dhe Urën e Goricës. Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella ose kalaja siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME