Categories Sport

”Barcelona është ekip mesatar, Dortmund është favorit i qartë”

Ish-lojtari i Bundesligës, Olaf Thon, ka deklaruar se Barcelona aktualisht është ekip “mesatar” dhe se Borussia Dortmund janë favoritët e qart në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në ‘Signal Iduna Park’ të martën në mbrëmje. Të dy ekipet kanë pësuar humbje shokuese në kampionatet përkatëse, me Barçën që gjenden në vendin e pestë pas vetëm dy fitoreve nga katër ndeshje, ndërsa Dortmund pësoi humbje 3-1 ndaj kandidatëve për largim nga liga Union Berlin para pushimit të fundit ndërkombëtar.

BVB u rikuperua mirë, megjithëse, duke e mposhtur Bayer Leverkusen 4-0 në ndeshjen e tyre më të fundit, ndërsa Barca fitoi 5-2 ndaj Valencisë në fundjavë, transmeton lajmi.net. “Dortmundi ka një detyrë masive menjëherë në startin e sezonit të tyre në Ligën e Kampionëve, por unë do të thoja që ata janë ende favoritë të qartë kundër Barcelonës”, shkruajti 53-vjeçari në një kolonë për Kicker.

“Spanjollët fituan 5-2 kundër Valencisë në fundjavë – pa Lionel Messi – por unë mendoj se ata janë mesatarë për momentin. Barcelona ende po përpiqet të gjejë identitetin e vet”. “Fillimi i sezonit të tyre në Ligën e Kampionëve në shtëpi është një mundësi e shkëlqyer për të filluar me një zhurmë – dhe për të marrë më shumë vrull për luftën për titull me Bayern Munich dhe RB Leipzig”, citohet të ketë shkruar ndër të tjera ai. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME