Categories Sport

Barcelona heq dorë nga rimbursimi i tifozëve

Barcelona nuk po kalon një periudhë shumë të mirë ekonomike dhe pikërisht për të reduktuar sa më shumë humbjet, ka vendosur të mos rimbursojë abonentët për pjesën e ndeshjeve që nuk do t’i shohin dot nga stadiumi. Klubi i Barcelonës ka shpenzuar pa fund vitet e fundit për të afruar në skuadër emra si Dembele, Griezmann, De Jong, Coutinho, etj., të cilët nuk kanë justifikuar besimin e drejtuesve dhe përveç holandezit, të tjerët janë me valixhet gati.

Pikërisht për këtë arsye, investimet e Barcelonës këtë verë do të jenë ngushtësisht të lidhura me merkaton në dalje, pasi nëse nuk arrihet të shiten fillimisht 3-4 emra me peshë, që përfitojnë paga të larta në klub, atëherë nuk do të ketë vend për emrat e shumtë që janë në listë për t’u afruar. Pagat në klubin katalan kanë kaluar shifrën e 900 milionë eurove dhe borxhet mund të rriten edhe më tej, duke konsideruar humbjet e parashikuara prej pandemisë Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME