Categories Lajme

Baret dhe restorantet do të punojnë deri në orën 18:00, ndalohet festimi i Vitit të Ri

Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për media ka njoftuar se Qeveria ka pranuar vendimin e propozimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për masat e reja. Masat e reja kanë të bëjnë kryesisht me orarin e punës të kafeneve dhe restoranteve, kështu që, ato do të duhet të punojnë deri në ora 18:00.

Këto masa vlejnë nga 18 dhjetori deri më 20 janar. “Masat kanë të bëjnë me kufizimin e orarit të punës për restorantet, ndalesa për organizimin e festave të fundvitit në hapësira të hapura dhe të mbyllura, ndërsa kemi dhe porosi të qarta për bashkësitë fetare, për organizatat e punës, komunat dhe objektet hotelierike.

Objektet hotelierike do të punojnë deri në ora 18, në vend se deri më 21 siç ishte deri tani. Qëllimi është që të durojmë edhe pak që të mos lejojmë të kemi eskalime përshkak festave. Masa e mban emrin “festo përgjegjshëm”, ndërsa qëllimi është mbrojtja nga covid”, tha Zoran Zaev.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME