Categories Lajme

Nëna e divorcuar me 3 të mitur bën apel për ndihmë: Fëmijët ankohen nga i ftohti, nuk mundem më

Një kryefamiljare në lagjen “Skënderbej” në Elbasan e divorcuar dhe me 3 fëmijë të mitur bën apel se po jetojnë në kushte të vështira dhe nuk mund të përballojnë dot ditët e ftohta të dimrit. Nëna e tre të miturve pas ndarjes nga bashkëshorti u largua fshatin Shezë në Peqin për në qytetin e Elbasanit  që të jetë më larg familjes së ish-bashkëshortit. Ai nuk është kujdesur të paguajë pensionin për të vegjëlit ndaj 33 vjecarja, Kimete Salliu apelon për ndihmë. E vetme e ardhur që merr janë 45 mijë leke  të vjetra  ndihmë ekonomike, por me aq thotë siguron vetëm bukën thatë.

“Nga pamundësia u detyrova nga fshati ku isha, erdha këtu në një banesë më qira tani është akoma më e vështirë me 45 mijë lekë të vjetra, thjeshtë sa për tu thënë një kafshatë bukë thatë e jo me gjellë. Nuk ka festuar asnjëherë si gjithë shokët e tij moshatarë. Unë kërkoj vetëm një strehë asgjë më tepër, që të fut fëmijët në të ngrohët se dimri erdhi. Nuk munde dot të pa ngrohur pa asnjë ushqim. Fëmijët ankohen nga i ftohti futen nën batanije dhe rrinë”,- u shpreh kryefamiljarja.

Arseni  i cili është vetëm 9 vjeç kërkon një dhuratë për festat e fundvitit dhe se ëndrra e tij më të madhe është të ndihmojnë familjen dhe ta bëjë të lumtur.

“Dua që të kem një shtëpi dhe ta bëj familjen time më të lumtur” – u shpreh Arseni.

Ndërsa vajza e vogël dëshiron për festat e Vitit të Ri një shtëpi të ngrohtë.

“Dua një shtëpi të ngrohtë, -shprehet vajza e mitur.

Edhe pse ndihma e fqinjëve të tyre nuk ka munguar disa herë, ajo nuk është e mjaftueshme për familjen që përballojë varfërinë dhe kushtet e ftohta të dimrit. Nëse i hedh një sy banesës mungojnë moblijet, edhe shtresat i kanë shtruar në tokë. Tani që temperaturat janë ulur ndjeshëm nuk kanë një sobë, ndaj apeli i kësaj  nëne është një strehë  e ngrohtë për vogëlushët e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME