Categories Lajme

Basha akuzë direkte Karlo Bolinos të Report Tv, sulmon dhe Top Channel

Në krah të banorëve të Unazës që protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i ashpër edhe me disa prej medieve në vend. Ai ka akuzuar me emër të përveçëm, pronarin e Report Tv Karlo Bolino si të korruptuar dhe që paguhet me paratë që u vidhen shqiptarëve. Basha mori shkas nga pyetja që i bëri gazetarja e këtij televizioni për bllokimin e rrugës ndërsa ka në fuqi një ligj që e ndalon atë. “Televizionit qeveritar Report TV që paguhet më paratë që u vidhen shqiptarëve, por jo ty se si gazetare kam shumë respekt, dua t’i them se shërbimet që i bën hajdutit Edi Rama i merr të paguara 10-fish. Report Tv paguhet me lekët që u vidhen këtyre qytetarëve…

(gazetarja e ndërpret: “Pse bllokuat rrugën kur ka një ndryshim në Kodin Penal?”) Sepse ka një kërkesë të banorëve për protestë dhe në të drejtën kushtetuese dhe në të drejtën evropiane ka një hierarki vlerash, normash dhe ligjesh. E drejta e protestës është më e shenjtë se e drejta e Edi Ramës për të vjedhur me Karlo Bolinon.

Nuk ka Kod Penal që të ndalojë protestën. Vetëm në vendet diktatoriale ndalohet protesta. Prandaj le ta marrin vesh të gjithë se në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës është Edi Rama. Në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës janë ata që vjedhin te Unaza e re dhe që ndajnë paratë me pronarë të korruptuar mediesh si Karlo Bolino i Report Tv dhe medieve të tjera të korruptuara.

Respekt për ty, respekt për çdo gazetar dhe të jeni të sigurtë se me ndryshimin që do të vijë ju do të jeni në gjendje të vazhdoni punën, por ta bëni atë me rroga të siguruara, me sigurime shoqërore dhe qeveria e ardhshme do t’ju respektojë dhe do t’ju bëjë të mundur atë që dot nuk e keni të mundur, profesionin tuaj pa të cilin nuk mund të ketë demokraci” – tha Basha.Më pas ishte radha e Top Channel të cilin Basha e cilësoi si “media qeveritare”. “Nuk ka asnjë Kod të ri Penal. Parlamenti nuk i ka votat për një Kod Penal. Asnjë vendim që merret nga ky parlament ilegjitim nuk ka legjitimitet. Ky është qëndrimi i opozitës.

Natyrisht që po të kishim edhe Gjykatë Kushtetuese ajo do ta kishte hedhur poshtë çdo ndryshim të bërë nga një truk-parlament, nga një parlament me 82 deputetë se të tjerët janë marioneta të paligjshme dhe antikushtetuese. Përtej kësaj, të jeni të qartë ju dhe çdo media tjetër qeveritare siç është Top Channel se hirerkia e vlerave, normave dhe parimeve në një vend kurrë nuk mund të ndalojë të drejtën e protestës” – tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME