Categories Lajme

Blindohet drejtoria e polici së së Tiranës! Dalin emrat e të kapu.rve pas protestës tek unaza e madhe

Protesta e kësaj pasdite në zonën e Astirit është ‘zhvendosur’ në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, atje ku po mbahen nën arrest 7 protestues, përfshirë këtu dhe ish- deputetin e PD-së Klevis Balliu. Pas përfundimit të protestës në zonën e Unazës së Madhe, policia ka arrestuar 6 protestues dhe Klevis Balliun, nën akuzën e bllokimit të trafikut. Aksioni është kryer disa minuta pas përfundimit të fjalës së Bashës në protestë dhe teksa kamerat ishin drejt largimit nga vendngjarja.

I vetmi që ka reaguar në lidhje me ngjarjen ka qenë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili përmes një postimi sulmoi PD-në dhe Lulzim Bashën, duke thënë se në protestë dhe duke shkelur ligjin, zgjodhi të fshihej pas fëmijëve dhe grave që ndodheshin në tubim. Si kundërpërgjigje erdhi një reagim nga ana e sekretarit të PD-së Gazment Bardhi, i cili deklaroi se Lleshaj nuk duhet të flasë për banorët e Astirit, pasi ai vetë ka në pronësi dy banesa të padeklaruara.

Ndërkohë në ambientet e policisë së Tiranës ka një numër të shtuar të forcave të policisë të cilat bllokojnë hyrjen në godinë. Në anën tjetër dhjetëra qytetarë të zonës së Astirit janë mbledhur në mbështetje të të arrestuarve. Ndër ta, kanë ardhur dhe disa ish deputetë të opozitës. “Policia ka vepruar në mënyrë brutale, duke tentuar që të imponohet një regjim policor. Protesta do të vazhdojë dhe ne do të jemi në mbështetje të tyre. Ne dimë se janë shoqëruar 6 persona bashkë me Klevis Balliun. Ne do të mbështesim banorët në këtë protestë dhe sigurisht që duam lirimin sa më të shpejtë të protestuesve,“- tha Salianji në një prononcim për median.

Janë mësuar gjithashtu dhe emrat e personave të arrestuar, si më poshtë vijon:

Klevis Balliu

Dritan  Noku

Arend  Bushi

Andi Murataj

Andi Sharra

Ervis  Hysnelli

Kujtim Ylli

Gojart Duro

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME