Categories Lajme

Basha bën të qartë vendimin e Opozitës së Bashkuar: Të hapen 100% listat, me kushtin e vetëm…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes me aleatët duke treguar dhe qëndrimin e Opozitës së Bashkuar në lidhje me ndryshimet Kushtetuese. Basha tha se Opozita e Bashkuar është për hapjen 100 % të listave, por me kushtin që koalicionet të qëndrojnë kështu siç janë dhe përllogaritja e mandateve të vazhdojë siç është.

Basha tha se qëndrimi do të shtrohet në Këshillin Politik ku përfaqësues do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. “PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë para dhe pas 5 qershorit dhe tani po ju shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura si shkakun për të ecur drejtë ndryshimeve të njëanshme.

Ne kemi mandatuar sot përfaqësuesit tanë në Këshillin Politik, Bylykbashin dhe Vasilin, që sa i takon kësaj çështje të paraqesin vendimin se opozita  e bashkuar se do mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që as koalicionet të mos ndryshohen, po të mbeten siç janë dhe për pasojë shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është. Ky vendim do parashtrohet në tryezën e Këshillit Politik sot“, tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME