Categories Lajme

Basha deklaroi fshehjen e viktimave të Covid, morgu shmang përgjegjësinë

Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se viktimat e Covid-19 i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në morg vetëm nëse ka pretendime të forta nga familjarët. Burime i thanë Fax News se në këtë Institucion janë përcaktuar 2 reparte, njëri prej të cilëve i dedikohet viktimave të koronavirusit. Morgu shmang përgjegjësinë mbi vërtetësinë e numrave të viktimave, ndërsa po e njëjta gjë bëhet edhe nga autoritetet spitalore.

Burime pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore i thanë Fax News se viktimat që mbërrijnë në morg ndahen në dy reparte njëri prej të cilëve është i dedikuar për personat që humbasin jetën nga Covid-19. Këta të fundit, shoqërohen nga ambulancat që nisen nga spitalet Covid me kartelë të posaçme. I njëjti burim pohon se viktimat mbahen në këtë repart deri në momentin kur tërhiqen nga familjarët, ndërsa reparti tjetër është për qytetarët që humbasin jetën nga sëmundje apo rrethana të tjera. Viktimat e koronavirusit nuk i nënshtrohen një analize mjeko-ligjore përveç rasteve kur ka pretendime të forta nga familjarët.

Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se nuk merret me shifrat ndërsa ia kalon përgjegjësinë spitaleve Covid i cili sipas tij duhet të përgjigjet mbi pretendimet për numrat. Por nga ana tjetër, Fax News kontaktoi edhe me staf mjekësor në njërin nga spitalet Covid në Tiranë, ku pohoi se shifrat e vdekjeve nga koronavirusi janë rritur, por përjashtoi mundësinë që të mos ketë transparencë rreth tyre. Ashtu sikurse morgu, edhe mjekët që merren dhe trajtojnë pacientët e infektuar, shmangin përgjegjësinë rreth numrave të atyre që humbasin jetën.

Debati për mostransparencë mbi numrin e vdekjeve nga Covid-19 e ka përforcuar me një deklaratë të fortë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai publikoi disa dokumente që pretendon se kanë dalë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilat sipas tij tregojnë se numri i viktimave në raport me ato që deklarohen është dyfish.

Sipas numrit një të opozitës, që nga Marsi e deri në muajin Tetor, janë 414 raste vdekjesh nga Covid-19 që janë mbajtur të fshehta. Basha tha se autoritetet për periudhën Mars-Tetor kanë raportuar vetëm 509 raste fatale ndërsa realisht sipas tij, janë 923 viktima nga Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME