Categories Lifestyle

Kini kujdes prej tyre! Këto janë 3 shenjat më dinake të horoskopit

Dashi

Një nga shenjat më dinake të zodiakut është padyshim Dashi, që mendojnë se mashtrimi i të tjerëve është mënyra më e mirë për të marrë atë që dëshirojnë. Të lindurit e shenjës së zodiakut të Dashi janë njerëz mbizotërues, agresivë, dominues, dinakë dhe manipulues. Ata nuk pranojnë pengesa në rrugën e tyre dhe marrin masa ekstreme për të marrë atë që dëshirojnë.

Ata që kanë lindur në këtë shenjë dëshirojnë suksesin personal dhe respektin nga të tjerët, por absolutisht nuk janë të gatshëm ta respektojnë tjetrin. Sigurisht që të gjithë gënjejmë ndonjëherë, ndryshojmë realitetin, por Dashi ka tendencë të ecë në atë rrugë më shumë se të tjerët.

Binjakët

Binjakët janë ndër shenjat më dinake të zodiakut. Ata përfaqësohen nga një shenjë e dyfishtë dhe dyfytyrësia është pjesë e qëndrimit të tyre. Nëse nga njëra anë ato shfaqen plot cilësi të mira, nga ana tjetër ato zëvendësohen nga diçka më e errët. Të lindurit e shenjës së zodiakut të Binjakëve janë gënjeshtarë, manipulues, oportunistë, të cilët përdorin njerëzit për të marrë diçka që u nevojitet.

Asnjëherë nuk duhet të besoni atë që na thotë një person i lindur në këtë shenjë. Në fillim ata duken si njerëz të këndshëm, miqësorë dhe më pas na injorojnë nëse nuk u shërbejmë atyre. Të qenit gënjeshtarë është një mundësi nga e cila nuk heqin dorë.

Akrepi

Të lindurit e shenjës së zodiakut të Akrepit janë ndoshta ndër më dinakët. Ata e urrejnë të mos kenë kontroll mbi asgjë, qofshin ato emocionet, situatat, njerëzit. Mund të përshkohen me të vërtetë nga një negativitet i tillë që t’i bëjë ata të urrejnë me të gjitha forcat e tyre.

Për të arritur qëllimet e tyre, Akrepët gërshetojnë një rrjet kompleks gënjeshtrash të orkestruara në mënyrë të përkryer për t’u dukur reale. Nëse zbulohen, ata menjëherë vihen në mbrojtje dhe edhe nëse në sipërfaqe do të duken të dashur në zemrat e tyre, ata do t’ju urrejnë dhe do të mendojnë se si të hakmerren. Ata i manipulojnë njerëzit ashtu siç dëshirojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME