Categories Lajme

Basha flet për marrëveshjen me Ramën: Ai gabim nuk do përsëritet

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë para mediave pas takimit me aleatët duke informuar për vendimet e opozitës pas prishjes së Teatrit Kombëtar. Ai tha se opozita do të mbështesë protestat e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, qytetarëve dhe do të nisë organizimin e protestave mbarëpopullore. Ai foli me pendesë për marrëveshjen e bërë si sot 3 vite më parë me Edi Ramën dhe tha se ai gabim nuk do të përsëritet më kurrë.

“…ka marrë peng shtetin e shqiptarëve, institucionet e shqiptarëve, bukën e gojës së shqiptarëve, kulturën dhe shpirtin e shqiptarëve. Prej 7 vitesh PD dhe opozita kanë bërë betejë me këtë të keqe. kemi ekspozuar ditë pas dite korrupsionin, lidhjet me krimin, shkatërrimin e rendit kushtetues. E sotmja ështën jë tjetër aferë e radhës. Është gur i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e fëmijëve të vet që vuan sot pamundësinë ekonomike të shkaktuar prej hajdutërisë së Edi Ramës.

Si sot tre vjet më parë u ula me këtë njeri me shpresën për një marrëveshje në të mirë të kombit dhe për të garantuar një proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi që u gabova. Garantoj që ky gabim nuk do përsëritet më kurrë. Opozita do të marrë të gjithë hapat demokratikë për largimin e kësaj të keqe që është Edi Rama. Vendimi ynë i parë mbështetja e të gjitha protestave të Aleancës për mbrotjen e teatrit, shoqërisë civile dhe nisja e organizimit nga opozita të protestave qytetare dhe mbarë popullore. Duke nisur me efekt të menjëhershëm sepse aty ku sot u dhunuan teatri u përgatit flijimi i lirive të të drejtave të qytetarëve”, deklaroi Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME