Categories Lajme

Skandali/ BIRN: Teatri u shemb pa asnjë vendim

Me një urdhër surprizë që duket se nuk është bazuar në asnjë vendim të ligjshëm, kryeministri Edi Rama shembi natën e kaluar ndërtesat historike të Teatrit Kombëtar në atë që disa kritikë e quajtën instalim diktature në Shqipëri. Policia shqiptare rrethoi zonën e Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës ndërsa fadromat shembën ndërtesat historike rreth orës 4 të mëngjesit të 17 Majit 2020, duke shënuar në këtë mënyrë fundin e një beteje që vijoi prej dy vjetësh e gjysmë.

Kryeministri Edi Rama mori vetë përgjegjësinë për shembjen duke deklaruar në orët e para të mëngjesit se shembja po bëhet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një teatri të ri ndërsa shau mbrojtësit e trashëgimisë kulturore si njerëz që nuk e duan zhvillimin. Por shembja e kryer në mes të natës është bërë dukshëm pa një vendim të ligjshëm dhe të vlefshëm, duke ngritur pikëpyetje nëse Shqipëria vijon të jetë një vend i sundimin e ligjit.

Këshilli Bashkiak i Tiranës raportohet se mori një vendim për shembje të Enjten e kaluar, por vendimet e këshilleve bashkiake hyjnë në fuqi dhjetë ditë pas publikimit dhe jo menjëherë. Në orët e para të mëngjesit të së Dielës, ndërsa rruspat e kryeministrit rrafshonin objektin historik, një numër qytetarësh shtynë forcat e shumta policore duke sfiduar rrezikun e koronavirusit. Regjisori Edmond Budina, një nga mbrojtësit e Teatrit, deklaroi se shembja e ndërtesës shënon edhe ditën e vendosjes së një diktature në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME