Categories Politike

Basha: Ja pse Rama nuk del në debat, çfarë bëri me premtimet këto 8 vite?!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me gra sipërmarrëse në Elbasan u ndal edhe te sjellja e kryeministrit ndaj tij gjatë fushatës elektorale.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se Rama do që të tregojë se zgjedhjet janë duel personal mes të dyve, por sipas liderit të PD kjo nuk është një betejë mes tyre. Më tej ai shtoi se është një duel për atë që Rama ka bërë në këto 8 vite. Kjo sipas Bashës është edhe arsyeja pse Rama nuk pranon debatin me të.

“Dy javë na ndajnë nga momenti i ndryshimit. Prandaj them që është moment vendimtar. Është një nga zgjedhjet më vendimtaret që do bëjnë shqiptarët, ndoshta më vendimtarja pas ndryshimit të sistemit. Prandaj beteja elektorale ka degjeneruar në një kryeministër që vjen vërdallë për ta treguar këtë si një duel me mua. S’është me mua. Është duel se çfarë ke bërë këto 8 vite. Vetëm kësaj pyetjeje nuk i jep përgjigje. Prandaj nuk vjen në debat se dueli i vërtetë i politikanëve është debati. Në debat të vijë jo për mua, por për t’u thënë qytetarëve çfarë bëri me premtimet këto 8 vite”, tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME