Categories Lajme

Basha: Ja zgjidhja që ofron Partia Demokratike pas 25 prillit

Kryedemokrati Lulzim Basha, erdhi me zgjidhje konkrete për pandeminë dhe pasojat që la pas tërmeti, në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24” Ai tha se pandemia ka shkatërruar financiarisht, mijëra familje, biznese të vogla dhe sipërmarrje të mëdha e premtoi për këto kategori paketa financiare ndihme.

Gjithashtu ai tha se taksa e sheshtë, është në favor të sipërmarrjeve të mëdha, të cilat kanë pasur kosto të shtuara në këtë periudhë. “Ne ia kemi vendosur në dispozicion qeverisë një kulturë të re politike.

Mund të thonim që të kritikonim qeverinë, por s’kemi bërë këtë, kemi vendosur dy plane, po të ishin vendosur do të ishim në menaxhimin e Kosovës dhe Maqedonisë. Ne kemi menduar një paketë, që do i jepet biznesit të vogël një cek prej 1 mijë euro, për një periudhë 3-4 muaj.

Familjet e goditura nga pandemia vijnë me dy borxhe të mëdha, ata me ndihmë ekonomike, e cila do të dyfishohet dhe njerëzve që kanë humbur vendin e punës, ose si vetëpunësuar, nuk çojnë rrogë në shtëpi, si rezultat kanë në rrezik mbijetesën e tyre. Ne këtë paketë ia kemi vendosur në dispozicion në shator kësaj qeverie. Ne me përgjegjshmëri, do e vendosësh një kufi, e përtej kësaj, s’mund të kalosh.

Aktualisht po bëjmë llogari ta bëjmë këtë efektive, edhe përmasat e pandemisë. Kemi të bëjmë me biznesin e madh, janë ata që punësojnë qindra qytetarë.

Fasoneria po e ndjen rënien ekonomike, rënien e fitimit, për ta paketa është e dyfishtë, paketa e plotë ekonomike 4-vjeçare, që ka taksën e sheshtë, uljen e energjisë, taksën e naftës. Po ka edhe një paketë imidiate ndihme, që ka të bëjë me garancinë sovrane, u bë nga qeveria po nuk përfitoi njeri.

Ata që kam takuar, nga sipërmarrësit e mëdhenj, më kanë thënë që s’kemi përfituar. Ne do e mundësojmë një gjë të tillë, që këta të marrin kredi me zero interes. Zero përqind nëse i duhet për pagesat e punëtorëve. Kjo ka qenë paketa jonë e propozuar në shtator. Jemi të flasim çdo të bëjmë pas 8 vitesh të një pushteti absolut të një njeriu, një kolaps.

Për të paktën disa parametra të vijnë dakord, sot ne kemi arritur mjekë e infermierë për frymë, në nivelet e Afrikës. Kjo ka ardhur nga mosarritja e pagave. Check ap-i është një nga koncesionet më korruptive të historisë së vendit. Mjekët do të kenë një pagë prej 1200 euro dhe infermieri 750 euro.

Këto janë pjesë e një mozaiku të plotë premtimesh që do të bëhen. Kanë 2 vite ekspertët tanë që merren me këto. Duhet parë cilat janë potencialet reale ekonomike dhe të vendosen në zbatim”, u shpreh Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME