Categories Politike

Basha kritika mediave: Hetoni aferën e zhvendosjes së Lanës për Begon

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkoi sërish pranë unazës së re ku banorët protestojnë prej gati 2 muajsh. Kreu i opozitës tha se tashmë ka fakte se si Veliaj dhe Rama ndryshuan planin urbanistik duke zhvendosur rrjedhën e Lanës për tu hapur rrugë ndërtimeve të biznesmenit Edmond Bego. Por Basha ishte kritik edhe me mediat, disa prej të cilave sipas Bashës nuk po e pasyqrojnë siç duhet këtë aferë.

“Edhe sot disa media thonë “sipas Partisë Demokratike”… Po mirë, nuk mjafton fakti që punën që duhet të bëjnë mediat e bën opozita por edhe kur bën opozita punën prapë së prapë disa media thonë “sipas PD”. I ftoj këto media të bëjnë detyrën e tyre. Të marrin dokumentet zyrtare që i kemi bërë publike, ti vënë krahas njëri-tjetrit dhe tu tregojnë shqiptarëve ja si ishte plani urbanistik në 2013, ja si është plani urbanistik në 2017. Ja si u zhvendos shtrati i Lanës. Ja si prishen shtëpitë e mbi 200 banorëve. Këto nuk janë “sipas PD”, këto janë të vërtetat mbi dokumentat zyrtare që mbajnë firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt” –tha Basha që shtoi.

“Këto nuk janë hamendësime, nuk janë akuza, janë fakte zyrtare. Pra ftesa ime sot është që media të bëjë pjesën e saj të detyrës. Pjesë e detyrës do të ishte edhe të investigonte këtë aferë por këtë e bëmë ne, e bëri PD. Të paktën tani që është në dritë të diellit të luajnë rolin e tyre dhe të mos bëhen pjesë e mashtrimeve qeveritare dhe bashkiake por t’u tregojnë shqiptarëve se si është ndryshuar rrjedha e një lumi për të marrë përpara shtëpitë e 200 familjeve vetëm e vetëm që të mos cenohet prona e një trafikanti droge i cili ka paguar 1.5 milionë euro ministrisë së Arben Ahmetaj dhe i ka hapur rrugën prapë me firmën e Erion Veliajt planit të detajuar vendor për të ndërtuar këtu një projekt i cili po kështu është publikuar nga ne” – tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME