Categories Lajme

Basha me studentët e Mjekësisë: 1200 euro paga për mjekët, 700 euro për infermierët

Kryetari i PD, Lulzim Basha, po zhvillon një bashkëbisedim me disa studentë të mjekësisë me të cilët diskutoi një prej problemeve më të mëdha të shëndetësisë sot, ikjen e mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit. Të rinjtë që studiojnë për mjekësi i thanë shefit të opozitës se nuk duan të ikin jashtë, por kushtet me të cilat ata përballen në shërbimin shëndetësor shqiptar, i detyrojnë të marrin rrugën e ikjes.

“Kjo është gjë shumë e trishtë. Është një tragjedi për rininë në tërësi, në veçanti për studentët e shëndetësisë. Kjo do të thotë që ne po trajnojmë mjekë për Europën, ndërkohë që kemi numrin më të ulët të mjekëve për frymë në Europë dhe po arrijmë rekordet botërore.

Si ta ndalim këtë? Keni dëgjuar ndonjë plan nga qeveria se si do ta ndalë?! Kjo nga njëra anë do të thotë që vazhdon emigracioni i rinisë, ndërsa nga ana tjetër do të thotë se ne do të vazhdojmë të jemi pa mjekë, pa infermierë, pa personel të kualifikuar.

7 vite me radhë është folur për shëndetësinë falas, por në fakt ajo që është bërë, janë koncensionet e chek-up it dhe koncensionet e tjera korruptive dhe paratë e qytetarëve që duhet të shkonin për shëndetësinë kanë shkuar në këtë drejtim”, tha Basha, i cili premtoi edhe një rritje nivel tjetër pagash për bluzat e bardha pasi PD të vijë në pushtet.

“Po trajnojmë mjekë për Europën. Shëndetësia falas përfundoi në shëndetësi PPP-sh. Hapi i parë, paga 1200 euro për mjekët, 700 për infermierët. Anullim i koncensioneve dhe financim i gjithë sistemit shëndetësor”, premtoi Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME