Categories Lajme

Nisin shoqërimet e zyrtarëve në Mal të Zi, Abazoviç: Ky është vetëm fillimi

Pas seancës dëgjimore në Prokurorinë Speciale të Shtetit të Malit të Zi, policia ka ndaluar për 72 orë drejtorin e Administratës së pasurive të paluajtshme, Dragan Kovaçeviç. Mediat vendase bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë një ditë më parë nën akuzën se ka krijuar një organizatë kriminale, në të cilën mes tjerësh kanë vepruar edha Ana Lakiqeviç e Kërsto Paviqeviç, shefe e Njësisë regjionale në Tivar dhe drejtorisë dhe një gjeometër.

Ata dyshohen se kanë bërë vepër penale abuzim me pozitën zyrtare, përkatësisht se në shumë lëndë resurset shtetërore i kanë përdorur për qëllime personale. Ndërkohë prokurorja special Lidija Mitroviç, pas marrjes në pyetje, ua ka caktuar ndalimin prej 72 orësh.

Nënkryeministri malazez Dritan Abazoviç vlerësoi veprimin e SDT-së, duke thënë se qeveria e re kishte premtuar luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar:

“Sidomos kundër korrupsionit të nivelit të lartë, i cili çon tek njerëzit që kanë mbajtur poste të rëndësishme. Unë mendoj se drejtori i Administratës së Patundshmërive është një pozitë jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo vend … ka të bëjë drejtpërdrejt me kadastrat e të gjitha komunave. Kishte parregullsi të shumta atje. Unë respektoj prezumimin e pafajësisë … por unë dua të lavdëroj SDT-në ”, ka thënë ai.

Ai tha se Qeveria nuk do të tolerojë asnjë ligësi dhe do të drejtojë gishtin tek kushdo që është i korruptuar, pavarësisht nëse do të ndiqet nga degë të tjera. Unë mendoj se do të befasoheni shumë shpejt nga rastet e reja, të cilat duhet të shohin dritën e diellit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME