Categories Lajme

Vaksinat nisin të shpërndahen në 27 vendet e BE-së, detaje si do të kryhet procesi

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Komisioni Europian njofton se ka nisur shpërndarja e vaksinave anti-Covid në 27 vendet e Bashkimit Europian. KE ka shpërndarë edhe një video në rrjetet sociale ku shihet se dozat e vaksinave janë paketuar dhe janë nisur drejt vendeve anëtare të unionit.

“Pasi paketuan me kujdes dozat e vaksinave të sapo miratuara të koronavirusit, ato u nisën për në 27 vendet e Bashkimit Evropian,” thotë KE. “Këto vaksina së shpejti do të arrijnë në destinacionet e tyre për t’u përdorur gjatë datave 27, 28 dhe 29 dhjetor”, vijon deklarata. Më herët Rregullatori i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër vaksinës së Pfizer dhe BionTech, duke lejuar nisjen e vaksinimeve të para më 27 dhjetor.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen, dhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, kanë premtuar se BE do ta ndihmojë edhe Ballkanin Perëndimor me vaksina kundër koronavirusit. Derimë tani vetëm në Serbi kanë mbërritur vaksinat, pas marrëveshjes që vetë ky shtet ka pasur me kompaninë Pfizer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME