Categories Lajme

Basha: Nuk bëj garë me Berishën, s’dua të ndihet inferior…

Gjatë një konference për mediat, Lulzim Basha, u shpreh se për të është shumë e lehtë që të dalë me autokolona më të gjata e të mbushë më shumë sallat se Berisha. “….Do dal përsëri. Nuk jam nga ata që shfrytëzoj momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë dhe kush i mbush sallat më shumë, sepse e di që ajo është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt. As ndaj zotit Berisha, ta vendos në pozicion të tillë inferioriteti.”

Po ashtu, Basha deklaroi edhe një herë se vendimi për përjashtimin e Berishës u mor pas një vendimi të marrë më parë nga SHBA në interes të demokratëve dhe të shqiptarëve.Përçarja e partisë për interesa personale, shtoi Basha, nuk i shërben as tij dhe as Berishës.

“Kjo nuk është midis meje dhe zotit Berisha. Situata dihet fare mirë, vendimmarrja ka ardhur pas një vendimmarrjeje të SHBA-ve dhe interesit më të mirë të demokratëve dhe të nesërmes së shqiptarëve që nuk mund t’u shërbehet pa një PD të fortë dhe të vendosur për t’u përballur me regjimin e Ramës. Nuk i shërben përçarja e partisë për interesat personale të Lulzim Bashës dhe as Sali Berishës. Kjo është arsyeja se përse jam vetëpërmbajtur dhe do të vijoj të vetëpërmbahem.” Lulzim Basha u përcolli një mesazh edhe atyre që sipas tij po përfitojnë nga gjendja e ish-kryeministrit. Duke i quajtur oportunistë, Basha tha se do t’u vijë fatura politike “që s’ua ka dhënë në këto tetë vite.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME