Categories Lajme

Basha piknik me studentët: Sot s’ka politike, më presin detyra të veçanta, do skuq salçiçe

Kryetari i Partisë  Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një piknik me studentët e qarkut të Elbasanit, ku ka premtuar ndryshimin me ekipin e tij pas 25 prillit. Basha në fjalën e tij ka theksuar se është ndihma dhe besimi i tyre që do i japë fitore me 25 prill.

Ndër të tjera ai ka theksuar se këtë të dielë do e shfrytëzojnë për piknikun që kanë planifikuar, ku duket se ai do të skuqë dhe salçiçe.

Kemi ardhur për piknik dhe jo për politikë dhe besoj se më presin gjëra të veçanta siç është skuqja e salçiçes në zgarë, atë natë skam qenë duke skuq salçiçe por mëlçi pule.  Unë nuk po zgjatem por me votën tuaj dhe me garancinë tuaj unë ju jap fjalën se do të ndryshojmë. Ju do të punësoheni në një ekonomi që nuk do i takojë një apo dy oligarkëve por të gjithë shqiptarëve. Ky është zotimi im dhe i ekipi tim para jush, por deri më 25 prill kam nevojë për ju dhe për ndihmën tuaj. Ndryshimi po vjen dhe askush nuk e meriton dhe askush nuk do e shijojë më shumë ndryshimin që po vjen sesa ju. Faleminderit për pritjen.  A i hoqëm vizat për të gjithë shqiptarët?

A e futëm në NATO? Bashkë do ta fusim dhe në BE”, ka thënë Basha.

Ndërkohë një nga të rinjtë e pranishëm thirri: Poshtë Taulant Balla… poshtë Taulant Balla dhe Basha iu përgjigj: S’është në meny ai sot. Kërputhat helmuese s’janë në meny sot

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME