Categories Lajme

Basha: Qeveria nuk dëgjon zërin e opozitë për planin me 5 pika

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për mediet deklaroi se qeveria nuk po dëgjon zërin e opozitës për planin me 5 pika. Ai tha se fillon java e tretë e publikimit të planit tonë me 5 pika, kundër krizës ekonomike dhe hapave kundër valës së dytë të infektimeve nga COVID.

“Dy javë me radhë, unë, ekspertët dhe ju media, përmes gazetarëve që raportojnë, e keni bërë këtë plan të ditur dhe e keni shprehur se çfarë propozon PD dhe opozita. Ne kemi denoncuar gjendjen që sa vjen e rëndohet të shëndetësisë, të mjekëve dhe infermierëve, rritjen e pacientëve të të infektuarve e COVID-19, ndërkohë që i vetmi që i bën bisht përgjegjësisë është njeriu që ka ne dorë që të ndihmojë njerëzit në nevojë, pacientët, shqiptarët”, tha Basha. Basha shton se “nuk ka më asnjë minute kohë për të pritur. Vendi është futur në qorrsokak drejt greminës. Duhet të marrim masa si vendet e rajonit. Mjaftojnë masat që kanë marrë vendet e rajonit për të gjykuar nëse Shqipëria po bën atë që duhet testime në ditë është minimumi që duhet të bëjë kjo qeveri.

Kjo është plotësisht e mundur. T’u tregosh qytetarëve se ku ta vënë dhe ku ta heqin maskën është të lash duart nga shëndeti i tyre. Është premtuar me zë dhe figura paketa e tretë e ndihmës që në qershor, përballeni me premtimin e tij të pambajtur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME