Categories Lajme

Hapet Akademia e Kodimit pranë AKSHI-t, Rama: Deri në fund të vitit, 95% e shërbimeve administrative do të jenë online

Sot u hap Akademia e Kodimit, e cila sjell mundësinë për të rinjtë që të trajnohen me modelet më të mira të programimit, në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm t’i përgjigjen kërkesave të tregut të punës.

Me nismën e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, të Bashkisë së Tiranës dhe të AKSHI-t po krijohet një mundësi e re për këta studentë, por sidomos për të rinjtë ekselentë, të papunë, për vajzat e reja dhe për ata që kanë pësuar dëme nga tërmeti, pasi ata përfitojnë edhe bursa studimi, së bashku me bursat që ofrohen nga Bashkia e Tiranës.

Hapja e kësaj akademie vjen në një moment kyç për Shqipërinë, së pari sepse situata me pandeminë e Covid-19 risolli në vëmendje nevojën e madhe për investime në teknologji dhe së dyti, sepse Shqipëria po kthehet në një vend premtues për të ardhmen në sektorin e Teknologjisë së Informacionit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë ceremonisë së hapjes së Akademisë së Kodimit, Tech Space se, në fund të vitit 2013 AKSHI ofronte 13 shërbime online, ndërsa deri tani ofrohen 660 shërbime online, teksa deri në fund të vitit do të jenë 1200 shërbime. Ai shtoi se deri në fund të vitit 95% të shërbimeve administrative do të jenë online.

Duke vlerësuar punën e drejtorëshsë ssë AKSHI-t, Linda Karçanaj, Rama u shpreh se, “ka në gjuhën shqipe një sërë fjalësh që nëse do të kishin gojë të flisnin do kishin krijuar një shoqatë të persekutuarish dhe në këto fjalë të abzuara vend e pavend ndër të tjera hyn dhe fjala vizion, fjala plan, fjala program, që i dëgjojmë përditë. Por sot e dëgjova fjalën vizion nga moderatori, si pak herë në vendin e duhur, modelin e duhur dhe për njeriun e duhur kur  prezantoi Linda Karçanaj, drejotren tonë të AKSHI-t. Sepse realisht pa Lindën, pa AKSHI-n, pa vizionin, lidershipin dhe menaxhimin e saj pa të sharë, ne nuk do të kishim arritur dot këtu ku jemi sot. Dhe këtu ku jemi sot, për hir të vërtetës kemi arritur duke bërë një kapërcim shumë të madh”.

Kryeministri Rama, tha se me anë të revolucionit digjital deri në fund të vitit do të arrihet që të gjitha shërbimet administrative të ofrohen online. “Ambicia jonë është të mbyllim shërbimet nëpër zyra. Deri tani ofrohen 660 shërbime online, deri në fund të vitit do të jenë 1200 shërbime online” deklaroi Rama.

Rama u shpreh se, “shembulli më kuptimplotë për këtë kapërcim besoj është në dy shifra shumë të thjeshta. Në fund të vitit 2013 kur ne morëm detyrën AKSHI ishte krijuar, ekzistonte dhe shërbimet online në Shqipëri ishin 13. Në dhjetor shërbimet online do të jenë 1200. Besoj që shifra flet vetë ashtu sikundër flet vetë dhe rritja eksponenciale edhe pse jo sipas nesh e mjaftueshme e përdoruesve në raport me mundësinë”.

“Ambicia jonë”, theksoi Rama, “është që ta mbyllim njëherë e mirë kapitullin rraskapitës të 3 dekadave halle të njerëzve me shërbimet si pasjojë e një administrate që është ende shumë e rë për të qenë në lartësinë e duhur, që vuan ende nga sëmundje shumë të vjetra dhe që patjetër, ndër të tjera, ka sëmundjen e rryshfetit. Ta mbyllim duke e çuar shtetin komplet në xhepin e çdokujt në smartfonin e çdokujt, në kompjuterin e çdokujt dhe mos ketë nevojë aksush të dalë nga shtëpia, të mbajë radhën dhe të presë me ankth se çfarë lloj fytyre do ketë shteti në atë moment për të në trajtën e atij administratorit të radhës”.

Gjithashtu, Kryeministri garantoi se lagjet e reja që do të ndërtohen si pjesë e Rindërtimit pas tërmetit, do të ketë hapësira të dedikuara për aktivitete teknologjike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME