Categories Lajme

Basha reagon pas deklaratës së Ramës: Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se “Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj”. Në reagim të deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për mungesën e Kosovës në tryezën e liderëve të Ballkanit Perëndimor për Shengenin Ballkanik, “jo se nuk është e ftuar, por mungon se ka hyrë në një rrugë pa dalje”, Basha e konsideroi si sulm kundër liderëve politikë të Kosovës.

“Dënoj sulmin e Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm”, tha Basha duke shtuar se “gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama”. “Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt”, tha kreu i PD-së.

Më herët, gjatë konferencës për shtyp pas takimit të 3-të rajonal të liderëve të Ballkanit Perëndimor për thellimin e bashkëpunimit për përshpejtimin e “Katër lirive të BE-së”, Kryeministri Edi Rama deklaroi se “kam arritur atë që të tjerët nuk e kanë arritur, që Serbia të vijë pa kushte në tryezë me Kosovën. SHBA, vendet më të mëdha të BE-së i kërkojnë Serbisë të njëjtën gjë, të njohë Kosovën, por janë në tryezë me Serbinë, e mbështesin këtë nismë dhe i kërkojnë Kosovës që të mos braktisë tryezën, por të jetë pjesë e nismës”. “Autoritetet në Kosovë nuk i urdhëroj unë, por kam thjesht detyrën t’u them: jeni gabim vëllezër. Kosova nuk ka nevojë për një garë të brendshme se kush refuzon dhe mbyllet më shumë apo për formula zhvillimi ekonomik që nuk qëndrojnë as në qiell, as në tokë. Kosova ka nevojë të qëndrojë afër, në krah me Shqipërinë dhe miqtë e vet të ditës së parë që janë SHBA dhe BE dhe të mos kthejë vizionin e së ardhmes dhe strategjinë e së ardhmes në një luftë politike të ditës dhe taktikë dritëshkurtër që nuk çon asgjëkundi “, ka theksuar Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME