Categories Lajme

Basha sqaron rolin e tij në UMNIK: Nuk kam pasur akses në dosje, mbaja poste administrative

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sqaroi detyrat që ai ka mbajtur gjatë angazhimit të tij në Kosovë. Në emisionin ‘Opinion’, Basha tha se ka punuar në Mitrovicë, Prishtinë dhe Gjilan në poste administrative por asnjëherë në role hetimore.

“Në Mitrovicë legal oficer, por fillimet kanë qenë si përkthyes por rekrutimi ka qenë si legal oficer. Së dyti në Prishtinë për afro një vit e pak si përgjegjës për zonën amerikane të administrimit të Kosovës. Në zonën e Gjilanit për ngritjen dhe këqyrjen e komponentit të drejtësisë kosovare, pra rrol administrativ dhe jo hetimor.

Pas kësaj asistent i veçantë i drejtorit të departamentit të drejtësisë që ishte de facto ministri i drejtësisë së Kosovës. Që konsistonte në punën e transferimit të punës nga UNMIK-u dhe ngritjen e ministrisë së Kosovës. Pas kësaj detyrat e mija në Kosovë kanë mbaruar dhe i jam bashkuar Partisë Demokratike”, u shpreh Basha.

Ndër te tejra Basha mohoi se nuk ka marrë pjesë në asnjë proces apo hetim ndaj UÇK-së.

“E thashë 3 herë këtë po në qoftë se ka nevojë ta themi 4 herë, kurrë në asnjë çast nuk kam marrë pjesë në asnjë lloj procesi dhe nuk kam pas asnjë lloj aksesi në asnjë informacion hetim dosje që kishte të bënte me UÇK-në dhe ky është një fakt i pohuar po kështu nga zoti Williamson që ishte drejtuesi i departamentit të drejtësisë atëherë dhe më vonë kryeprokurori I EULEX-it e keni zoti Fevziu me zë dhe me figurë pohimin e tij dhe mund ta transmetoni.”, theksoi Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME