Categories Politike

Basha takim me biznesmenët e Lushnjes, bën premtimin e radhës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me biznesmenë dhe qytetarë në zonën e Lushnjes, ku ka dëgjuar problemet e këtij sektori dhe bëri në veçanti një premtim për uljen e çmimit të naftës, që është kthyer në shqetësim të madh:

“Nafta sot në Shqipëri,  – tha Basha, – është më e shtrenjta në rajon. Pothuajse me çmimin e Gjermanisë, ndërkohë që fuqia jonë blerëse është dhjetëra herë më e ulët. Përse?! Ka shumë arsye, por një nga arsyet është 240 lekë taksë që (Rama) e shtoi në 2014-2015. Hapi i parë që do të hidhet do të jetë eliminimi i kësaj takse.

Problem është dhe cilësia e naftës. Duhet shumë mirë që nafta përzihet dhe vjen me cilësi të dobët, që ua shkatërron automjetetet qytetarëve, automjetet e sektorit të transportit. Unë po ju them se do të marrim masa brenda 100 ditëve të para të marrë fund abuzimi me cilësinë e naftës, përzierjen e naftës që e vuan pastaj çdo pronar automjetesh dhe i gjithë sektori dhe ekonomia.

Dhe të siguroj që ndërkohë që do të ulim çmimin e naftës me 240 lekë për litër duke hequr taksën Rama, ndërkohë që do të vendosim cilësi përmes kontrolleve të rrepta ndëshkim të atyre që përziejnë naftën, ne prapëseprapë, arkës së shtetit do t’i shtojmë 50 milionë euro në vit se do të luftës evazionin dhe ti e di se çfarë evazioni bëhet me naftën.”- tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME