Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha së fundmi ka zhvilluar një takim me Drejtorin Rajonal për Evropë, në Institutin Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy.
Basha shkruan se në takimin me Paul McCarthy është folur rreth krizës politike dhe bashkëpunimit kundër korrupsionit.
“Takim shumë i frytshëm me z.Paul McCarthy, Drejtor i @IRIglobal për Europën me të cilin folēm për krizën politike & intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës & ndërtimin e një shteti modern,” shkruan Basha në një postim në Twitter.
Lulzim Basha në takim:
Takim shumë i frytshëm me z.Paul McCarthy, Drejtor i @IRIglobal për Europën me të cilin folēm për krizën politike & intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës & ndërtimin e një shteti modern.
Një nga çëshjet më shumë debatuara javët e fundit në vend, është paketa anti-shpifje e cila pritet të miratohet në Kuvend, më 19 dhjetor.
Kjo është kundërshtuar edhe nga opozita, e cila dje në një mbledhje me gazetarët, ku janë kundërshtuar projektligjet e reja.
Po kështu Komisioni i Ligjeve miratoi dje në parim projekt-ligjet që janë pjesë e paketës Anti-Shpifje.
Po kështu ende vijon kriza politike në vend. Opozita prek muajsh ka braktisur parlamentin dhe kërkon rrëzimin e Ramës nga qeveria.

