Categories Lajme

Basha takon të rinjtë e Partisë Popullore Austriake

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në selinë e PD një grup të rinjsh të Partisë Popullore Austriake. “Pata kënaqësinë të takohem me të rinjtë dhe të rejat e ÖVP, Partisë Popullore Austriake, simotrën e Partisë Demokratike” shprehet Basha. “Ndava me ta vizionin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe veçanërisht të rinjtë që janë shpirti dhe forca e kësaj partie. Theksova prioritetin kryesor të PD-së, që është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, për t’u dhënë edhe të rinjve tanë shanse dhe mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre europianë. Edhe pse në opozitë, ne do të bëjmë gjithçka për të rinjtë që sot fatkeqësisht shohin emigrimin si të vetmen zgjidhje.

Jam krenar për të rinjtë shqiptarë që me aftësi dhe mençuri, shkëlqejnë në universitetet më të mira në botë, ndaj detyra për të cilën mbetem thellësisht i angazhuar, është të bëjmë gjithçka për t’i dhënë mundësinë kujtdo që dëshiron të arsimohet dhe të këtë mundësi të përparojë në jetë. Me mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë, do t’u mundësojmë të rejave dhe të rinjve, të jetësojnë potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, e së bashku të ndërtojmë Shqipërinë Europiane” theksoi më tej lideri i PD-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME