Categories Lajme

Basha tha se janë fshehur gjysma e vdêkjeve nga Covid, drejtori i morgut s’e mohon: Ja kush i menaxhon rastet

Bledar Xhemali, kreu i Mjekësisë Ligjore në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës për vdêkjet e padeklaruara nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas kreut të PD-së në një listë të marrë nga morgu, shihet se numri i personave që ndërrojnë jetë nga repartet Covid është pothuajse dyfish më i madh se ai që raporton ditë pas dite Ministria. Vetë Xhemali tha se morgu kontrollohet si nga QSUT ashtu dhe nga Ministria e Drejtësisë, ndërkohë që ftoi prrokurorinë të bëjë hetime.

Zoti Basha sapo ka bërë një denoncim, me listat përkatëse… të një liste që nuk përputhet me listën zyrtare të personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Por në listën që vijnë nga morgu shënohen si persona që kanë humbur jetën nga COVID-19 që kanë ardhur nga sy spitalet COVID. A ka një mospërputhje mes të numrit të vdêkurve nga COVID me atë që kanë humbur jetën zyrtarisht?

Atëherë sa për sqarim për të gjithë, morgu i Mjekësisë Ligjore ka një kontroll të dyfishtë. Nga QSUT dhe ministria e Drejtësisë. Pra të gjitha rastet e COVID, menaxhohen nga QSUT. Nuk kanë lidhje fare me Mjekësinë Ligjore, që bëjmë ne si ekspert mjeko-ligjor.

A ka mospërputhje mes dy numrave? Për këtë duhet t’i drejtoheni QSUT-së, ata e menaxhojnë COVID-in. Ne do e bëjmë një sqarim të plotë, le të vij dhe Prokuroria të hetojë. (E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME