Categories Lajme

E hidhur, ndahet nga jeta aktori i njohur

FIER Fatmir Xhelili, aktori i njohur i skenës fierake dhe më gjerë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e covid-19. Lajmin e jep kreu i PS së Fierit Petro Koci ndërsa shkruan për dhimbjen e madhe që I ka dhënë lajmi për humbjen e jetës së një njeri të skenës Xhelili ka shërbyr për 47 vite rresht si actor në teatrin “Bylis” të Fierit dhe ka interpretuar krah emrave të mëdhenj si Fuat Boci, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj.

E ka filluar si amator rrugën e artit ndërsa punonte si elektricist në uzinën e naftës në Ballsh. Rolin e parë ia besoi Pëllumb Kulla në komedinë me titull “Këpucët angleze”. Ai ka në repertorin e tij rreth 180 role dhe ka marrë gjithsej katër cmime të para si aktori më I mirë. Ka luajtur te “Fejesa” e Cehovit, “Një budalla e gjysëm”, I burgosuri I katit 15, apo edhe dramat “Pazari”, “Vite te Paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regjizor emra të njohur si Serafin Fanko, Dhimitër Orgocka, Gëzim Kame etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME