Categories Lajme

Basha u takua me Dendias, zbardh detaje nga biseda: E kam thënë prej 10 vitesh se çështja e detit duhet të…

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.

Në një reagim në TWitter Basha ka zbuluar se gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Sakaq më tej Basha ka shtuar se ka ritheksuar qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.

Postimi i plotë: Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME