Categories Lajme

Dëshmitarët zbulojnë detaje për vajzën shqiptare të zhdukur në Greqi

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja për Artemis Vasilin, 19-vjecaren shqiptare që rezulton e zhdukur prej 5 ditësh në Greqi. Babai i dëshpëruar ka bërë thirrje që kushdo që e sheh vajzën, të njoftojë autoritetet. Hera e fundit që u pa Artemis Vasili ishte duke ecur drejt një stacioni autobusi pasi sipas familjarëve do të shkonte në një intervistë pune, por nuk u kthyer më.

Disa dëshmitarë shprehen se e kanë parë në gjendje të rënduar psikologjike duke qarë të vetme në një rrugë kryesore të Athinës. Një grua thotë se iu afrua vajzës dhe tentoi ta qetësonte dhe u përpoq ta ndihmonte, por Artemis nuk e pranoi dhe zgjodhi të largohej.

Një tjetër dëshmitar thotë se e ka parë mëngjesin e së hënës duke zbritur nga një stacion autobusi. Sipas tij, vajza ishte e trembur dhe ishte larguar me nxitim. Mediat greke thonë se një tjetër infromacion tregon që Artemis u gjet në gjendje të të fikëti në rrugë, por sapo u përmend nga kalimtarët, u shpreh se është mirë dhe u largua.

Babai i Artemis ka zbuluar se ka përjetuar një histori dashurie me një 24 vjeçar që e njihte në Facebook, por sipas tij, vajza i ka thënë se ka përfunduar. Megjithatë, edhe miqtë thonë që së fundmi ka qenë e ndrojtur dhe nuk fliste me ta, por askush nuk e kupton arsyen. Ndërsa një punonjës i shërbimit Silver Alert zbuloi se kamerat e sigurisë kanë treguar që Artemis nuk hipi në autobusin pranë shtëpisë por eci rreth një kilometër, por mbetet e paqartë se cila ishte rruga që ndoqi më pas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME