Categories Lajme

Basha: Votimi elektronik prioritet në tryezën e Reformës Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët deklaroi se, “ne do të bëjmë gjithçka që të realizohet votimi dhe numërimi elektronik. Votimi elektronik dhe numërimi elektronik janë prioritetet e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar në tryezën e Reformës Zgjedhore. Janë një nga pikat e programit të punës”. “Ky është një sistem i thjeshtë, i cili mund të mos e eleminojë, por do ta bëjë shumë më të vështirë procesin e shitblerjes së votës apo të identifikimit të mënyrës se si kanë votuar zgjedhësit. Pra do ta bëjë shumë më të lehtë për qytetarët që ta shprehin vullnetin e tyre pa u ndikuar nga paratë e pista apo nga krimi”-, tha Basha.

Basha shtoi se, “ne do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë me paisje elektronike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ato vendore në një ditë”. Mbi zgjedhjet e parkohshme Basha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët tha se, ” uroj shumë të ketë. Tre janë dhe kërkesat kryesore që kemi.  Së pari, vendit t’i jepet mundësia, përmes zgjedhjeve të parakohshme, të zgjedhë një parlament legjitim, që të jetë produkt i votës së qytetarëve. Të jenë qytetarët ata që do të vendosin për cilën parti, për cilin program, për cilët deputetë do të votojnë.  Së dyti, që ky proces të garantohet, rregullat e lojës të jenë të barabarta për të gjithë. Së treti, që këto rregulla loje të zbatohen, të kemi një arbitër të panashëm dhe jo një qeveri, e cila, për hir të pushtetit apo aferave, në të cilat është zhytur, është gati të shkatërrojë procesin zgjedhor, vetëm e vetëm të mbajë pushtetin. Për këtë arsye, ne i qendrojmë pikë për pikë kërkesave që kemi parashtruar prej datës 16 shkurt të vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore pa këtë kryeministër, sepse, në fund të fundit, është ky kryeministër dhe kjo qeveri që kanë vjedhur zgjedhjet”.

Gjithashtu Basha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët mbi amnistinë për kamatëvonesat e energjisë elektrike për familjet në nevojë theksoi se, ” se patjetër që do të ketë zgjidhje për këtë dhe ua them unë sesi. Pjesë e kësaj ndihme do të jetë patjetër shqyrtimi i problemit që parashtron, për të cilën ekipi ynë ka propozuar që për familjet që janë nën minimumin jetik kjo kamatëvonesë të amnistohet masivisht për këto familje”. “Sepse në fund të fundit e kemi parë se si kjo shumë, që tamam është shumë gjaku që nxirret nga këto familje, po shkon jo për përmirësimin e parametrave të KESH-it apo OSHEE-së, por po shkon për luksin dhe hajdutërinë e zyrtarëve të korruptuar të OSHEE-së, të KESH-it dhe qeverisë”-, tha Basha. I pyetur nga qytetarët për PPP, Basha tha se, “do të hetohen të gjitha PPP nga e para tek e fundit. Parimi ‘Ndiq Paranë’ do të merret pikërisht me të. Kushdo që ka përdorur paratë e shqiptarëve për të pasuruar xhepin e tyre do të ndiqen dhe do i kthehen shqiptarëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME