Categories Lajme

“Bashës do i harrohet emri, nami e nishani”, Rama reagon për akuzat e kreut të PD-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha, se numri i vdêkjeve si pasojë e Covid në vendin tonë, është më i lartë se ai që raportohet nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Në postimin e tij, Rama shprehet se lidhur me këtë akuzë, që sipas tij ka kaluar çdo limit, do u përgjigjet me një mesazh të drejtpërdrejtë qytetarëve gjatë ditës së nesërme.

Ndërkohë në vijim të propagandës, që nuk është ndalur në asnjë çast të vetëm që nga nisja e pandemisë, Rama ka postuar dhe videon e Najada Çomos dhe mjekëve të Infektivit, të cilët thanë se akuzat e Bashës po godisnin punën dhe përpjekjet e tyre heroike. Edhe pse Basha nuk fajësoi në asnjë rast mjekët dhe punën e tyre, ata e gjetën me vend, që të mblidheshin herët mëngjesin e sotëm, dhe të bënin një videomesazh, njësoj si të ishin vartës të Ministrisë së Shëndetësisë.

Postimi i plotë i Ramës: Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!

Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME