Categories Politike

Ministri italian Di Maio: Korrupsioni largon intelektualët

Ditën e sotme Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio ishte në Tiranë për të zhvilluar takime me autoritet shqiptare në Tiranë, ku së pari u takua me minisren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Në takimin ku në qendër të vëmendjes ishte “Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë”, Maio foli në prani të Ministres Gjonaj, për ndikimin negativ të korrupsionit në rritjen e largimit të kapitaleve të inteligjencës. Di Maio theksoi se korrupsioni është një pengesë e madhe për zhvillimin e vendit, ndërsa ofroi mbështetjen e Italisë në këtë sfidë.

“Korrupsioni është një pengesë për zhvillimin e vendit. Korrupsioni modern përshkon edhe rrugë të reja. Italia është udhëheqëse në luftën ndaj korrupsionit. Italia është e vetëdijshme për faktin se ndodhet përballë një sfide dhe sigurisht që korrupsioni rrit më tej edhe pabarazinë, rrit largimin e kapitaleve të inteligjencës.

Kriza aktuale e thelluar nga pandemia mund të prodhojë efekte negative dhe kjo përbën rrezik. Lufta ndaj korrupsionit gjatë emergjencave ka humbur disi rëndësinë. Ne jemi të angazhuar të forcojmë më tej luftën ndaj korrupsionit duke hartuar strategji. Korrupsioni lidhet me pastrimin e parave. Shqipëria dhe Italia kanë dialoguar në kuadër të projekteve shumëpalëshe. Theksoj bashkëpunimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Italianë”,-deklaroi Luigi Di Maio.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME