Categories Lajme

Anxhela Peristeri rrëfen eksperiencën e saj me covid

Anxhela Perisetri është një nga personazhet që është përballur me Covid-19. Këngëtarja ka zbuluar së fundmi se ajo është infektuar disa kohë më parë dhe është detyruar që izolimin ta kalojë në një hotel në Selanik. Ajo ka treguar se ka mësuar se është infektuar gjatë kontrollit në një aeroport në Greqi. “Po e them tek ty. U nisa për në Greqi dhe në aeroport  të bëjnë një test ku brenda 24 orëve merr përgjigje.  Pavarësisht se unë kisha bërë test edhe para se të nisesha dhe rezultova negative. Ata ma shpjeguan se virulenca ndonjëherë është e vogël dhe nuk del në tampon.

Duke qenë se isha në Selanik në protokollin e qeverisë greke duhet të karantinohesha 14 ditë në një dhomë në një hotel covid.  Izolimi ishte strik, nuk lejohej që të dilje as në korridor, jashtë fare, por kushtet ishin shumë të mira”, ka treguar Anxhela. E pyetur nga moderatori Ermal Peçi nëse ditët e fundit të izolimit ishin më të lehta apo të vështira, ajo tha se për të ishin më të tmêrrshmet. Anxhela u shpreh se disa miq të saj i qëndruan pranë gjatë atyre ditëve duke e ndihmuar me ushqime e gjithçka tjetër.

“Fundi ka qenë më i tmêrrshëm. Filmat, programet kane qenë ndihmesë, por mendoja që të paktën ti je në rregull, nuk je sëmurë, ka njerëz që janë në spital në këto momente. I jepja vetes në këtë mënyrë forcë. Ata dy njerëzit që nxore në program, Maria e Jani, më vinin çdo ditë poshtë ballkonit, më sillnin gjëra, më sillnin energji pozitive. Gjithashtu edhe shoqja ime Bruna më ka qëndruar pranë”, tregoi Peristeri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME