Categories Lajme

Kalimi drejt Greqisë, Ministria e jashtme jep një tjetër njoftim të rëndësishëm

Ministria e Jashtme ka njoftuar shtyrjen e orarit të kalimit në pikën kufitare të Kakavijës. Përmes njoftimi zyrtar, ata bëjnë me dije se orari do të jetë nga ora 07:00 – 23:00 në ndryshim nga sa ishte më parë, 06:00 – 22:00.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton në lidhje me kufizimet e hyrjes në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë, përfshirë pikat kufitare me Shqipërinë. Sipas vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare të Qeverisë greke:

Duke filluar nga dita e sotme, datë 20 nëntor 2020, ora 06:00 e mëngjesit, mbyllet pika kufitare në Kapshticë. Kushdo që ka hyrë nga kjo pikë në territorin grek para orën 6:00 të ditës së sotme, duhet të vetëkarantinohet një javë. Lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionëve në Kakavijë. Në rast kalimi, aplikohet vetëkarantinim i detyrueshëm një javor pavarësisht shtetësisë dhe në rast shkelje, do të aplikohet gjobë prej 5000€. Orari i lëvizjes në Kakavijë është 7:00- 23:00 dhe vetëm 750 persona lejohen të kalojnë në ditë.

Qytetarët që hyjnë në Greqi për nevoja absolute pune dhe dalin nga territori i saj, nuk do të kenë më mundësi të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit.Për më shumë, qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë. Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë.

Ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrorë mbeten të hapur. Vendimi do të jetë në fuqi nga data 20.11.2020 – 4.12.2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME