Categories Lajme

Bashkëpunim mes antimafias italiane dhe SPAK, 7 shqiptarë në pranga në Firence

Shtatë shqiptarë janë arrestuar në Itali, duke u ekzekutuar kështu masa “Arrest në burg”, gjatë një operacioni të kryer nga Karabinierët midis provincave të Firences dhe Pratos, i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë së Firences. Tre të tjerë janë nën masën e sigurisë “arrest shtëpiak” dhe “ndalim të largimit gjatë natës nga ora 19:00 deri në ora 07:00”. Njëkohësisht, janë kryer kontrolle ndaj 18 të dyshuarve të tjerë.

Operacioni i lindur nga zhvillimet e hetimeve të kryera nga Karabinierët e komandës provinciale të Firences për trafik ndërkombëtar droge, i cili në fillim të muajit shkurt çoi në ekzekutimin e 83 masave të tjera parandaluese. Autoritetet hetuese shpjegojnë se ata e përqendruan fokusin tek një person i shkëputur nga grupi fillestar, që më pas së bashku me bashkatdhetarët e tjerë të vendosur në Shqipëri, krijuan një aktivitet autonom të importit dhe tregtimit të kokainës, hashashit dhe marijuanës, nga viti 2018-2022.

Droga, e cila ishte në sasi të mëdha, do të ishte transportuar në kamionë të kompanive të transportit, të modifikuar në mënyrë të përshtatshme për të fshehur lëndën narkotike. Për hetimet, përmes EUROJUST-it, u krijua një SIC (Ekipi i Përbashkët Hetimor) i përbërë nga ushtarë të kompanisë Borgo San Lorenzo dhe policisë shqiptare, të koordinuar nga Dia e Firences dhe Prokuroria Speciale e Tiranës (SPAK), i specializuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Falë edhe kontributit të divizionit të tretë të Interpolit dhe Zyrës së Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri të SCIP (Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor) ka lejuar arrestimin e 34 personave. 20 prej tyre më 27 qershor të vitit të kaluar, gjatë ekzekutimit të masave paraprake të kryera nga policia së bashku me ushtarët e kompanisë Borgo San Lorenzo dhe sekuestrohen 39 kilogramë kokainë, 34 kg heroinë, 55 kg hashash dhe 68 marijuanë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe mijëra euro sëbashku me mjetet kamionë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME