Categories Lajme

Bashkëqeverisja/ Mbifaturohet me 23 milionë lekë, Roland Dalipit i rishikohet fatura e energjisë

Platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al i erdhi në ndihmë një biznesi në Korçë, i cili kishte një mbifaturim në shumën 23 milionë lekë në faturën e energjisë elektrike për muajin gusht.Kryeministri Edi Rama solli sot rastin e Roland Dalipit, nga fshati Ravonik i Korçës, i cili  vendosi t’i drejtohej platformës së bashkëqeverisjes për shqetësimin e tij.

“Mirëmëngjes dhe me rastin e Rolandit nga Ravoniku i Korçës që nuk i’u dorëzua mërzisë po shkroi në shqiperiaqeduam.al dhe e zgjidhi telashin e tij, ju uroj një fundjavë të bukur”, tha Rama.

Në biznesin e Roland Dalipit, në muajin gusht kishte ardhur një faturë e energjisë elektrike me vlerën 23 milionë lekë.

“Kjo ishte një shumë e madhe. 23 milionë lekë brenda muajit, u tronditëm kur e morëm vesh. Jam i rregull me energjinë dhe nuk kam lënë asnjë muaj pa paguar. Bëra një ankesë në Kujdesin ndaj Klientit në OSHEE dhe ata më thanë se të kthejmë përgjigje për 1 muaj. Prita 1 muaj dhe nuk mora asnjë përgjigje, ndërkohë që këtu më vinin dhe më thoshin se të është shtuar kamat 3 milionë lekë. Vendosa t’i shkruaja platformës”, tha ai.Dalipi iu drejtua bashkëqeverisjes me kërkesën për të rishikuar faturën dhe vlerën e matësit, sepse sipas tij, “është e pamundur të kem shpenzuar një vlerë të tillë”.Pasi shkruajti në platformë, Dalipit i erdhi përgjigja se kjo punë do të sistemohet. “Në faturë ishte hequr nga OSHEE shuma 23 milionë lekë dhe ishte vendosur 700 mijë lekë, që në fakt i paguaj sistematikisht. Kamatat ishin hequr të tëra. Më mbetet vetëm të falënderoj bashkëqeverisjen që më hoqi stresin”, tha ai

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME