Në redaksinë e Vlora News ka mbërritur një mesazh tjetër nga gruaja e Anton Zefit i cili ka mbetur i vrarë për gjakmarje, arsyeja e reagimit të bashkeshortës së të ndjerit është neglizhenca totale e shtetit për të hetuar thellësisht mbi këtë cështje edhe të kapi fajtorët, e pikëlluar edhe e shqetësuar ajo i drejtohet mediave me shpresën për një zgjidhje.
Më poshtë ndodhet mesazhi i saj:
Ky asht Anton Zefi (Eri Zefi) qe asht vra pa faj me daten 02.10.19 per gjakmarrje. Djali vet Zef Zefi, 4 muajsh edhe rritet pa bab.
Si te Duket me rrit femija jot ashtu? Pa Bab!
Pse djali jem smundet me qesh ma me babin e vet?
Pse smunet me nin perqafimet edhe puthjet i babit vet?
Dhamt e par smundet me pa babi vet! Fjalt e par smundet me ndigju babi vet! Kur nis me hec smundet me mbajt babi vet!
PSE? PSE 34-Vjecari smundet me pa djali e vet qysh rritet?
Sepse!
Sepse kan vra pa faj! SHOKET Kan fitu besimin edhe kan mashtru.
Pa dit gja ka hec ne rrug te keqe. Pa dit qe ska me mujt me kthy ke djali edhe gruja vet ka shku ate rrugen me shoket.
Pse bohet Gjakmarrja? Gjakmarrja (gjakshkelmja) ke njerz pa fajshem?
Ti nuk je Burr kur vret njerz!
Nuk je Burr kur vret njerzit pa faj!
Ti nuk je Burr edhe ski ftyr me mashtru shokun edhe me nda prej familijes!!!
Nashta jam bo per te qesh sepse dua me publiku per burrin tem qe ka lan shpirtin ne kanal!!
Por Neser Masneser ti ki me kan ne vendin tim.
Neser Masneser ti ki me mundu me marr vesh “QKA KA NDODH ME BURRIN TEM!?”
Neser Masneser ty kan me qesh!
Mu me than qe shiperia asht qashtu! Gjakmarrja bohet ashtu. Oh pa Ftyr si morre bohet Gjakmarrja?
Per qka asht kjo shtet? Per qka kina Minister? Per qka ka polici ne ket shtet? Me pranu gjakmarrjen?
Gjdo jav bohen Proteste per gjanat kota!(per mendimin tem)!
Pse nuk bohet Protest per sigurimin e shtetit?
Jeni SHQIPTART ne SHQIPERI??
JO! Jeni shiptar ne luft!
Jeni krenar per Shqiperin? Pse? Sepse ka gjakmarrje? Sepse ka vrasje? Sepse ka vetem te zezat me ni vend!!
Neser Masneser skini me pas as shkol, as pun as Policat. Vetem “minister” do ngelet. Per qka ?
Per me kshyr per “sigurimin” tuaj ?
Jam bo per te qesh, por ne fund un ju qeshi!

