Categories Kuriozitete

Nuk ka kryer kurrë marrëdhënie intime, njeriu më i vjetër në botë zbulon sekretin e jetëgjatësisë

Nuk ka kryer kurrë marrëdhënie intime, njeriu më i vjetër në botë zbulon sekretin e jetëgjatësisë së tij Një burrë i moshuar ka habitur stafin e aeroportit, pasi iu ka treguar pasaportën e tij, që shënon datën e lindjes në 8 gusht 1896. Nëse do të ishte e vërtetë, kjo do ta bënte Swami Sivananda-n njeriun më të vjetër në botë, me plot 123 vjet mbi shpinë.

  1. Sivananda është nga provinca Behala e Kalkutës në Indi dhe u rrit nga një mësues shpirtëror. Ai ia atribuon jetëgjatësinë e tij të jashtëzakoshme stilit të tij të veçantë të jetës. 123-vjeçari ka një jetë të tërë që praktikon joga, ha ushqime pa erëza, si dhe nuk është martuar kurrë. A mund të imagjinoni 123 vjet duke ngrënë ushqim të butë dhe pa kryer asnjëherë marrëdhënie intime. A do t’ja vlente?

123-vjeçari po udhëtonte me aeroplan nga Kalkuta për në Londër. Gjatë një ndalese në aeroportin e Abu Dhabit, personeli zbuloi pasaportën e tij, që tregonte se ai kishte lindur në shekullin e 19-të. Duhet theksuar se ende nuk është vërtetuar nëse të dhënat janë plotësisht të sakta. Të vetmet të dhëna të lindjes së z.Sivananda janë regjistruar në një dokument në tempullin ku është rritur, të cilat jo gjithmonë janë të sakta. Ai u dërgua në tempull nga familjarët, pasi prindërit e tij vdiqën.

Megjithatë, nëse dokumenti është i saktë, do ta bënte zotin Sivananda personin më të vjetër që ka jetuar ndonjëherë.

Personi më i vjetër botë dhe i verifikuar ishte francezja Jeanne Calment, e cila ndërroi jetë në vitin 1997 kur ishte në moshën 122-vjeçare e 164 ditë. Sivananda festoi ditëlindjen e tij të 123-të në muajin gusht të këtij viti, duke e thyer këtë rekord. Për fat të keq, do të jetë mjaft e vështirë për të verifikuar nëse ai është aq i vjetër sa pretendohet në dokumentin e tij. Pavarësisht kësaj, ai është në prag të futjes në Librin e Rekordeve Guinness, sapo të verifikohet vërtetësia e dokumentit. Në një intervistë për mediat indiane, 123-vjeçari u shpreh:

Disiplina është gjëja më e rëndësishme në jetë. Dikush mund të arrijë gjithçka me disiplinim në zakonet ushqimore, stërvitjen fizike dhe dëshirat seksuale. Për shkak se kam lindur në varfëri, kurrë nuk kam pasur kërkesa të mëdha nga jeta. Në ditët e sotme, njerëzit janë të pakënaqur, të pashëndetshëm dhe janë bërë të pandershëm, gjë që më dhemb shumë. Unë thjesht dua që njerëzit të jenë të lumtur, të shëndetshëm dhe paqësorë.” Ai është bërë një personazh i famshëm në Indi dhe ka dhënë mjaft ligjërata mbi jetën e tij. Njerëzit që e ndjekin, përpiqen të kuptojnë sekretin e jetëgjatësisë së tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME